Ndërlidhjet

logo-print

Kosova larg anëtarësimit në INTERPOL


Ilustrim

Ilustrim

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konsideron se procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare të sigurisë INTERPOL, ka mbetur në nivelin deklarativ dhe pa rezultate konkrete.

Në publikimin e një analize të titulluar, “Nyja e Gordianit: Pengesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë- Rasti i INTERPOL-it”, thuhet se Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë hapa konkret për të avancuar nga statusi i anëtarit të “asociuar” apo “vëzhguesit” në anëtarë me të drejtë vote.

Kosova në prillin e vitit të kaluar, ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL.

Por, sipas përfaqësuesve të QKSS-së, aplikacioni i Kosovës për anëtarësim nuk pritet të shqyrtohet nga ana e INTERPOL-it para dy viteve të ardhshme. Kjo për shkak se INTERPOL-i, siç thotë kjo Qendër, “ka krijuar një mision vlerësimi për të shqyrtuar nëse Kosova dhe vende të tjera aplikuese kanë përmbushur kushtet për anëtarësim në INTERPOL”.

Nevoja e Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare policore INTERPOL, sipas përfaqësuesve të QKSS-së është e madhe, veçanërisht për parandalimin dhe luftimin e krimeve që tejkalojnë kufijtë shtetërorë.

XS
SM
MD
LG