Ndërlidhjet

Rusia në ushtrime ushtarake në Serbi, NATO-ja në Mal të Zi

  • RFE /RL

Ushtrime të përbashkëta ushtarake Serbi-Rusi

Ushtrime të përbashkëta ushtarake Serbi-Rusi

Në Serbi të enjten arrijnë ushtarë rusë për të marrë pjesë në ushtrimet ushtarake “Vëllazëria sllave 2016”.

Prej 3 deri më 9 nëntor në aeroportet dhe poligonet e Ushtrisë së Serbisë së bashku do të kryejnë ushtrimet ushtarake 212 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Rusisë, 450 ushtarë të Ushtrisë së Serbisë dhe 56 ushtarë të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë.

Këto ushtrime ushtarake zhvillohen njëkohësisht me aktivitetet e forcave të NATO-s në Mal të Zi, ku po kryhet trajnimi në simulimin e reagimit në zonat e vërshuara dhe mënyra e përgjigjes ndaj sulmeve kimike.

Në ushtrim po marrin pjesë ekipet e 32 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Malin e Zi por edhe Serbinë si nënshkruese e programit të NATO-s “Partneriteti i Paqes".

XS
SM
MD
LG