Ndërlidhjet

Lideri i IS-it lëshon audio-mesazh për ofensivën në Mosul


Lideri i militantëve të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.
Lideri i militantëve të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Lideri i militantëve të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, u ka bërë thirrje luftëtarëve të tij që t’iu rezistojnë operacioneve të forcave irakiane për rimarrjen e Mosulit.

Në Mosul, al-Baghdadi ka shpallur të ashtuquajturin kalifat, dy vjet më parë.

“Të ruani tokën tuaj me nder është njëmijë herë më lehtë sesa të tërhiqeni të turpëruar”, supozohet të ketë thënë al-Baghdadi në një audio-mesazh.

Audio është publikuar nga krahu mediatik i Shtetit Islamik, al-Furqan, në kohën kur beteja për Mosulin është intensifikuar.

XS
SM
MD
LG