Ndërlidhjet

Raportohet për 240 migrantë të mbytur në ujërat e Libisë


Foto arkivi
Foto arkivi

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara tha se 240 njerëz besohet se janë mbytur në brigjet e Libisë.

Zëdhënësja e UNHCR-së në Itali, Carlotta Sami, tha se 31 të mbijetuar nga dy anije, të cilët kanë arritur në ishullin italian Lampedusa të enjten, kanë njoftuar për fundosjen e anijeve të tyre.

Sami tha se të mbijetuarit kanë raportuar për 240 veta të zhdukur.

Shumica e njerëzve në bord duket se kanë qenë nga rajoni i Afrikës nën-Sahariane.

Mbi 4,200 migrantë kanë vdekur këtë vit duke kaluar rrugën e rrezikshme nëpër Detin Mesdhe.

XS
SM
MD
LG