Ndërlidhjet

Shqipëri: Kuvendi miraton legjislacion, opozita bojkoton


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar legjislacionin me të cilin krijohen institucione të reja ekzekutive për udhëheqjen e sistemit të drejtësisë dhe për zbatimin e reformave gjyqësore, që janë të rëndësisë madhore për ta bindur Bashkimin Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Partia Demokratike në opozitë dje e ka bojkotuar votimin, ashtu siç ka vepruar në rastet kur janë miratuar legjislacionet e tjera, që synojnë ristrukturimin e gjyqësorit në Shqipëri, raporton AP nga Tirana.

Reformat e sistemit të drejtësisë, të miratuara unanimisht në muajin korrik, synojnë çrrënjosjen e ryshfetit dhe arritjen e sigurisë se gjyqtarët dhe prokurorët janë politikisht të pavarur.

Opozita e kundërshton edhe një ligj tjetër, që kërkon kontrolle të së kaluarës personale dhe profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka suspenduar zbatimin e tij dhe konsiderohet se kjo lëvizje mund ta vonojë reformën.

XS
SM
MD
LG