Ndërlidhjet

Siri: Kryengritësit e mbështetur nga SHBA e refuzojnë rolin e Turqisë


Luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane në një pozicion në afërsi të qytetit Raka
Luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane në një pozicion në afërsi të qytetit Raka

Forcat arabe dhe kurde, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, mbrëmë kanë njoftuar se e refuzojnë përfshirjen e Turqisë në fushatën e planifikuar për dëbimin e militantëve të Shtetit Islamik nga qyteti Raka në Siri.

Turqia dëshiron t’i bashkohet këtij operacioni, ndërsa sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Ashton Carter, këtë javë ka thënë se po bisedonte me Ankaranë që Turqia të jetë e involvuar në fazën finale të rimarrjes së qytetit.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë se fushata për rimarrjen e Rakës do të filloj brenda disa javëve dhe kanë thënë se Forcat Demokratike Siriane, që është aleancë e trupave tokësore të grupeve të armatosura kurde dhe arabe, do të kenë rol kryesor në rrethimin dhe izolimin e qytetit.

“Forcat Demokratike Siriane janë forca e vetme që do të marrë pjesë në operacionin për çlirimin e Rakës”, tha zëdhënësi i këtyre forcave, Talal Silo, dhe ka shtuar se “çështja e pjesëmarrjes së Turqisë është zgjidhur dhe koalicioni i thotë jo pjesëmarrjes së Turqisë”.

XS
SM
MD
LG