Ndërlidhjet

OKB: Hyn në fuqi marrëveshja për klimën


Ilustrim

Ilustrim

Marrëveshja globale për ndryshimet klimatike prej sot hyn në fuqi, duke bërë presion ndaj afro 200 vendeve për të filluar zbatimin e planeve për luftimin e emetimit të gazrave të dëmshme.

“Ky është moment për të festuar”, tha shefja e Kombeve të Bashkuara për klimë, Patricia Espinosa, dhe ka shtuar se “është, po ashtu, moment pë të shikuar përpara me synim të qartë dhe gatishmëri të ripërtrirë detyrën e ardhshme”.

Me Marrëveshjen e Parisit parashihet lirimi i ekonomisë botërore nga karburantet e fosileve në gjysmën e dytë të këtij shekulli, duke e kufizuar rritjen e temperaturës mesatare botërore nën 2 shkallë Celsius.

XS
SM
MD
LG