Ndërlidhjet

Turqi: Pas arrestimeve - eksplodim në Dijarbakir


Pamje pas sulmit të sotëm në Dijarbakir të Turqisë

Pamje pas sulmit të sotëm në Dijarbakir të Turqisë

Raportohet se nga një sulmues me makinë – bombë në qytetin e banuar me popullatë shumicë kurde, Dijarbakir në Turqi, është vrarë një person dhe janë plagosur 20 të tjerë.

Ministri i drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozgad, tha se janë plagosur pjesëtarë të policisë dhe civilë nga ky eksplodim, që ka ndodhur sot në mëngjes, afër një objekti të policisë.

Ky sulm u bë pasi autoritetet e Turqisë i kanë arrestuar 11 ligjvënës nga Partia Demokratike Popullore, që është pro-kurde.

Në mesin e të arrestuarve janë liderët e kësaj partie, Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag.

Burime të sigurisë kanë thënë se ata janë arrestuar në kuadër të hetimeve kundër terrorit.

Kjo parti, për të parën herë ka hyrë në parlamentin e Turqisë vitin e kaluar, duke u bërë partia e tretë më e madhe në Turqi.

Turqia pretendon se kjo parti ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që është jashtëligjore në Turqi.

Por Partia Demokratike Popullore i ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë për lidhje me PKK-në.

Turqia mbetet nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme të zbatuara prej muajit korrik, pas puçit të dështuar.

XS
SM
MD
LG