Ndërlidhjet

Pakistan: Dëbohet vajza afgane e ballinës së National Geographic


Fotografia e vajzës afgane Sharbat Gula e cila u bë e njohur nga ballina e revistës National Geographic

Fotografia e vajzës afgane Sharbat Gula e cila u bë e njohur nga ballina e revistës National Geographic

Një vajzë afgane e përjetësuar në ballinën e revistës, National Geographic, do të dëbohet nga Pakistani, pas vuajtjes së dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15 ditësh, ka vendosur sot një gjykatë në qytetin Peshavar në Pakistan.

Vajza me emrin, Sharbat Gula, po ashtu, është gjobitur me afro 1,050 dollarë amerikanë.

Gula, të cilën sytë e saj të gjelbër e bënë të famshme si refugjate fëmijë, ishte arrestuar në Peshavar më 26 tetor, e dyshuar se po jetonte me letra të falsifikuara të identitetit.

Pas arrestimit, ajo ishte dërguar në spital për shkak të sëmundjes.

Avokati i saj, Mohsin Dawar, i tha Radios Evropa e Lirë, programi për Pakistanin, se klientja e saj e kishte pranuar fajësinë për të gjitha akuzat me të cilat ishte ngarkuar.

Zoti Dawar tha se asaj i kanë mbetur edhe katër ditë burg, e pastaj do të dëbohet nga Pakistani.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Afganistanit në Pakistan, Muhammad Naseem Kakarh, tha se pritet që Gula të dërgohet në Afganistan më 7 apo 8 të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG