Ndërlidhjet

Turqia: Nuk pranojmë leksione nga BE-ja


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin grupin militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) dhe se kritikat e bllokut për arrestimin e ligjvënësve pro-kurdë janë “të papranueshme”.

“Shumica e vendeve të BE-së mbështesin fuqishëm PPK-në. Nuk do të pranojmë leksione nga to për sundimin e ligjit”, tha Cavusoglu për gazetarët në Ankara.

Autoritetet turke kanë arrestuar 11 ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike – subjekt pro-kurd.

Të arrestuarit përfshijnë bashkëkryesuesit e partisë: Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag.

Burimet e sigurisë kanë thënë se ata janë arrestuar në kuadër të disa hetimeve anti-terroriste.

Disa orë më pas, tetë veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin Diarbakir, i banuar me shumicë kurde.

Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, qysh pas përprjekjes për grushtshtet më 15 korrik.

XS
SM
MD
LG