Ndërlidhjet

Ushtria e Irakut avancon drejt Mosulit


Mosul, Irak
Mosul, Irak

Ushtria e Irakut tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e gjashtë qarqeve të Mosulit nga grupi militant Shteti Islamik.

Shërbimi i Anti-Terrorizmit tha se trupat kanë nën kontroll lagjet: Malajen, Samah, Khadra, Karkukli, Kuds dhe Karama.

Ky është avancimi më i madh prejse ushtria irakiane ka nisur ofensivën për rikthimin e Mosulit, më 17 tetor.

Vetëm një ditë më parë, udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka lëshuar një audio-mesazh, duke u bërë thirrje luftëtarëve që të mos tërhiqen nga Mosuli.

Ky qytet është nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG