Ndërlidhjet

Në Jordani vriten tre ushtarë amerikanë, konfirmon Pentagoni


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë të Pentagonit thanë se tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë jashtë një baze ushtarake të Jordanisë.

Një zyrtar amerikan tha se një ushtar ka vdekur menjëherë, ndërsa dy të tjerët në një spital të Amanit.

Një ushtar jordanez po ashtu është plagosur në incident.

Zyrtari amerikan ka folur në kushte anonimiteti, pasi incidenti është duke u hetuar.

Sipas disa raporteve, incidenti ka ndodhur para bazës ajrore King Feisal, në jug të Jordanisë, pasi makina që transportonte shtetasit amerikanë nuk ka marrë parasysh urdhrat e rojes për të ndaluar.

Jordania, aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, është anëtare e koalicionit që udhëheq SHBA-ja në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG