Ndërlidhjet

Guterres: Partneriteti me SHBA-në për adresimin e krizave në botë


Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres,pas takimit në Washington më 4 nëntor
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres,pas takimit në Washington më 4 nëntor

Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se një partneritet i fortë me Shtetet e Bashkuara do të duhet për të adresuar luftërat botërore dhe krizat humanitare dhe ato të mjedisit.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jetojmë në një botë të vështirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kanë konfliktet janë shumëfishuar në një mënyrë dramatike, se njerëzit po vuajnë shumë”, tha Guterres përpara se të takohej me sekretarin e shtetit të SHBA-së, John Kerry, në Washington, të premten.

“Besoj se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe OKB-së është një faktor kyç në përmirësimin e gjendjes aktuale globale”, tha ai.

Guterres, që për një dhjetëvjetësh ka qenë kreu i OKB-së për refugjatët, do ta marrë detyrën e sekretarit të përgjithshëm nga koreani jugor, Ban Ki moon, më 1 janar.

“Kam gjetur se ajo që vërtetë është me rëndësi, nuk është vetëm mbështetja për njerëzit që vuajnë, por të sigurojmë se do të krijojmë kushte për njerëzit që të mos vuajnë, të ndalojmë këtë valë të refugjatëve dhe kjo nënkupton angazhim diplomatic për paqe”, tha Guterres.

Kerry tha se Guterres ishte “njeriu i momentit” dhe se “do të sjell energjinë dhe aftësinë” për detyrën e tij të re. (REL)

XS
SM
MD
LG