Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen 9 gazetarë të së përditshmes Cumhuriyet


Selia e gazetës turke Cumhuriyet
Selia e gazetës turke Cumhuriyet

Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin formal, në pritje të gjykimit, për nëntë redaktorë dhe gazetarë të gazetës opozitare sekulare Cumhuriyet, një ditë pasi udhëheqësit e partisë kryesore pro-Kurde gjithashtu u arrestuan.

Në mesin e nëntë personave janë edhe emrat më të njohur të gazetarisë në Turqi.

Ata akuzohen për lidhjet me PKK, një grup militant kurd dhe me predikuesin që jeton në SHBA, Fetullah Gylen. i cili akuzohet për grusht shtetin e dështuar më 15 korrik.

Një numër prej gjithsej 13 anëtarëve të stafit, përfshirë kryeredaktorin Murat Sabuncu, dhe karikaturistin Musa Kart, u ndaluan për t’u marrë në pyetje më 31 tetor.

Kolumnistët Hikmet Cetinkaya dhe Aydin Engin, u liruan nën kontroll gjyqësor për shkak të moshës dhe shkaqeve shëndetësore dhe dy të dyashuar të tjerë u liruan pa ndonjë akuzë.

Nëntë anëtarë të redaksisë do të mbahen në burg deri në gjykim, për të cilin nuk është caktuar një datë.

Më 5 nëntor, autoritetet arrestuan nëntë deputetë nga të partisë opozitare Partia Demokratike Popullore HDP përfshirë edhe bashkëdrejtuesit e saj Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag me akuzat për terrorizëm.

Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë shprehur shqetësimet e tyre me arrestimet e fundit. (REL)

XS
SM
MD
LG