Ndërlidhjet

Pentagoni konfirmon vrasjen e nje komandanti të lartë të al-Kaidas

  • RFE /RL

Logo e Pentagonit

Logo e Pentagonit

Pentagoni ka konfirmuar se në një sulm ajror, muajin e kaluar, është vrarë udhëheqësi i Al Kaidas, Faruq al-Qatani, duke eleminuar komplotistin kryesor të sulmeve ndaj SHBA-së në një “goditje të madhe” për grupin terrorist.

Ushtria e SHBA-së e targetoi Qatanin dhe lejtënantin e tij Bilal al-Utabi në sulmet e ndara me dronë në provincën Kunar në verilindje të Afganistanit më 23 tetor.

Por ndërkohë që Pentagoni po e përcaktonte se Qatani, udhëheqës i grupit ekstremist për rajonin, u vra, fati i Utabit mbetet i paqartë, tha sekretari i shtypit Peter Cook, me 4 Nëntor.

Zyrtarët e provincës Kunar thanë se të dy militantët janë vrarë, së bashku me një numër tjetër të militantëve nga sulmet ajrore.

Cook tha se Qatani ishte “komplotuesi kryesor i grupit terrorist të sulmeve ndaj SHBA-së”.

Të dy ishin të përfshirë në përpjekjet për të ri-krijuar një mjedis të sigurt për Al-Kaidan në Afganistan, tha ai. (REL)

XS
SM
MD
LG