Ndërlidhjet

Vriten 11 dasmorë në Afganistan


Provinca Faryab në Afganistan
Provinca Faryab në Afganistan

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe një numër janë plagosur nga një shpërthim bombe në rrugë, gjatë udhëtimit të tyre në një dasmë në provincën Faryab të Afganistanit verior, thanë zyrtarët.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për shpërthimin, nga i cili u vranë një grua dhe një fëmijë dhe plagosi nusen, por zyrtarët fajësuan militanët Talibanë.

Bombat e vendosura në rrugë janë një armë e preferuar e militantëve islamikë që po luftojnë për të rrëzuar qeverinë në Kabul të mbështetur nga perëndimi.

Kryengritësit shpesh kanë sulmuar policinë dhe ushtrinë afgane, por rritja e sulmeve dhe aksionet ushtarake qeveritare kanë shtuar numrin e viktimave civile.

OKB-ja ka deklaruar së fundi se numri i vitimave që janë shkaktuar nga forcat pro qeveritareështë rritur në 42 për qind e këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.

Por, ajo tha se militantët islamikë ishin përgjegjës për shumicën - 61 për qind – të të gjithë numrit të viktimave në Afganistan. (REL)

XS
SM
MD
LG