Ndërlidhjet

Udhëheqësit botërorë dënojnë arrestimin e ligjvënësve kurdë në Turqi


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Udhëheqësit botërorë e kanë kritikuar fuqishëm Turqinë pas arrestimit të një numri të ligjvënësve kurdë në një përballje me opozitën pas puçit të dështuar ndaj presidentit Rexhep Tayyip Erdogan.

Turqia arrestoi më 4 nëntor, në pritje të gjykimit, bashkëdrejtuesit e partisë së tretë në Parlament, Partisë Demokratike Popullore të njohur si HDP, Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag, si dhe 10 ligjvënës të tjerë nga po kjo parti. Tre u liruanmë vonë.

Arrestimi pasoi burgosjen dhe pezullimin e më shumë se 110 mijë zyrtarëve që nga përpjekja për grushtet në muajin korrik dhe “dhe ka kaluar të lejueshmet”, tha një zyre e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Shtëpia e Bardhë tha se “është thellësisht e shqetësuar” me arrestimin e ligjvënësve, ndërkohë që Gjermania, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka thirrën diplomatët turq për arrestimet.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tha se aksionet “vënë nën dyshim bazat e një marrëdhënieje të qëndrueshme ndërmjet BE-së dhe Turqisë”.

Por kryeministri turk, Binali Yildirim, tha se arrestimet ishin ligjore, edhe në rastin e bastisjes dhe kontrollit të zyrave qendrore të partisë HDP në Ankara nga policia, e cila bllokoi qasjen në selinë e HDP-së.

“Turqia është një shtet i ligjeve, askush nuk është mbi ligjin… Ajo që është bërë është brenda sundimit të ligjit”, tha ai.

Ligjvënësit kurdë u arrestuan pasi refuzuan që të japin dëshmi në hetimin që ndërlidhet me atë që qeveria e ka cilësuar si “propagandë terroriste”.

“Politika nuk mund të jetë mburojë për kryerjen e krimeve”, tha Yildirim.

Partia HDP bëri historinë vitin e kaluar duke u bërë partia e parë kurde që fitoi 10 për qind të votave dhe hyri në Parlament. Ajo paralajëmroi se arrestimet mund të rrezikojnë të nxisin luftë civile me popullatën pakicë kurde në Truqi që përbën rreth 15 për qind.

Në twitter HDP u bëri thirrje udhëheqësve botëror që të “reagojnë ndaj grushtit të regjimit të Erdoganit”.

"Kjo është një ditë e errët jo vetëm për partinë tonë por për gjthë Turqinë dhe rajonin pasi kjo do të thotë fund i demokracisë në Turqi”, thuhet në postim.

Udhëheqësi i arrestuar Demirtas, tha se nuk i frikësohet “gjykimit të drejtë dhe ta paanshëm”, por beson se gjykatat kanë humbur pavarësinë e tyre dhe rastet kundër ligjvënësve të partisë janë “një teatër gjyqësor.. i urdhëruar nga Erdogan”.

HDP tha se akuzat jan ëtë motivuara politikisht dhe se ligjvënësit kurdë janë bërë objektiva për shkak se partia kundërshton përpjekjet e Erdoganit për të ndryshuar kushtetutën me qëllim që të fuqizojë pushtetin duke dobësuar parlamentin.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se “ajo ishte thellësisht e shqetësuar” me arresitmet.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për të drejtat e njeriut, Tom Malinowski, tha në tëitter se “ishte shumë I shqetësuar”

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” me arrestimet dhe I shprehu shqetësimet në një bisedë telefonike me ministrin turk për punë të jashtme dhe cështje të BE-së.

Ministri I jashtëm gjerman Frank Walter Steinmier tha se Ankaraja ka të drejtë ta luftojë terrorizmin por nuk mund ta përdorë atë për të justifikuar ndalimin e opozitës

“Lloji i arrestimeve të anëtarëve të parlamentit të zgjedhur në mënyrë demokratike që sot e shohim është një sulm mbi të drejtat për përfaqësim politik dhe pjesëmarrje të miliona votuesve dhe dëmton parimet themelore të cilitdo shtet që pretendon të jetë demokratik dhe I bazuar në sundimin e ligjit dhe të drjetat njerëzore”, tha drejtoresha e degës në Turqi të Human Rights Watch Emma Sinclair-Ëebb.

XS
SM
MD
LG