Ndërlidhjet

IS-i vret gjeneralin e Egjiptit


Sulm në qytetin Arish në Egjipt, në vitin 2015

Sulm në qytetin Arish në Egjipt, në vitin 2015

Një gjeneral egjiptian është vrarë nga militantët në afërsi të shtëpisë së tij në Sinain verior, thanë zyrtarë ushtarakë. Ky është rasti i dytë brenda javëve që një ushtarak I këtij nevli të vritet.

Grupi ekstremist Shteti Islamik mori përsipër sulmin më 4 nëntor, kur një sulmues hapi zjarr mbi gjeneral brigade Hesham Mahmoud Abualazm derisa po dilte nga makina në qytetin Arish, në provincën Sinai.

Abualazm vdiq në vend. Ai ndodhej në një vizitë në Arish, ku kishte një shtëpi dhe nuk shërbente në Sinia, thanë burimet.

Qindra ushtarë dhe policë janë vrarë nga kryengritësit islamikë të udhëhequr nga IS-i në provincën e Sinait. Grupi i afërt me IS-in mori përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus me qindra turistë rusë.

Sulmet militante janë shtuar që kur ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Morsi të Vëllazërisë Muslimane në vitin 2013, pas protestave massive kundër qeverisjes së tij.

XS
SM
MD
LG