Ndërlidhjet

Mijëra koreano jugorë kërkojnë dorëheqjen e presidentes 


Park Chung-Hye, presidente e Koresë Jugore
Park Chung-Hye, presidente e Koresë Jugore

Dhjetëra mijëra koreano jugorë kanë marshuar rrugëve të Seulit, më 5 nëntor, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentes Park Geun-Hye, pas një skandali të madh të korrupsionit.

Skandali përfshiu një mike personale të presidentes, e cila u arrestua për mashtrim dhe u akuza për përzierje në cështjet shtetërore sic janë emërime zyrtare dhe vendime politike, përkundër faktit se nuk ishte në një pozitë zyrtare.

Protesta u zhvillua disa ditë pasi Pork kërkoi falje në një paraqitje të drejtpërdrejt në television, duke thënë se skandali ishte “gabim vetëm e saj”.

Sipas policisë më shumë se 40 mijë veta u mblodhën në një tubim të ndezjes së qirinjëve. Por, organizatorët thanë se ishin mbi 200 mijë veta.

Ngjarja ishte përgjithësisht paqesore dhe në të morën pjesë edhe studentë dhe nxënës dhe cifte të reja me fëmijë.

Skandali dëmtoi besimin publik në udhëheqjen e Park dhe në gjykimet e saj.

XS
SM
MD
LG