Ndërlidhjet

Turqi: Policia me topa uji dhe lotsjellës ndaj protestuesve në Stamboll

  • RFE /RL

Policia turke shpërndau protestën me topa uji dhe gaz lotsjellës

Policia turke shpërndau protestën me topa uji dhe gaz lotsjellës

Policia turke ka përdorur topin me ujë dhe gazin lotsjellës kundër një turme protesuesish në Stamboll, ka bërë të ditur Reuters, në një përpjekje për t’i bllokuar në një marsh drejt zyrave të gazetës opozitare Cumhuriyet, stafi i së cilës u arrestua.

Protestat në qendër të Stambollit u organizuan disa orë pasi autoritetet turke zyrtarisht arrestuan nëntë anëtarë të redaksisë së gazetës dhe njëkohësisht edhe disa zyrtarë pro kurdë, që ka shkaktuar reagime të përgjithshme nga perëndimi.

Të premtën u arrestuan dy bashkëkryesues të partisë kurde në opozitë Demokratike Popullore. (REL)

XS
SM
MD
LG