Ndërlidhjet

Forcat irakiane depërtojnë në afërsi të aeroportit të Mosulit

  • RFE /RL

Ushtarë irakianë në afërsi të Mosulit

Ushtarë irakianë në afërsi të Mosulit

Forcat irakiane kanë larguar grupin militant Shteti Islamik nga qendra e një qyteti disa kilometra larg nga aeroporti i Mosulit.

Gjeneral lejtënat Raid Shakir Jawad tha se forcat e sigurisë ishin në kontoll të qendrës së Hammam al Alil rreth 15 kilometra në jug të Mosulit.

Ai i tha Televizionit Al Hurra se një njësi tjetër irakiane ka avancuar drejt pjesës së bregut perëndimor të lumit Tigër dhe ndodhej vetëm 4 kilometra larg aeroportit. Mosuli, bastion i fundit i IS-it në Irak, është rrethuar nga forcat irakiane dhe ato të Kurdëve Peshmerga që po provojnë ta rimarrin qytetin në kohën kur kanë rimarrë pjesë të territorit nga ekstremistët sunni në veri dhe perëndim të vendit.

Gjenerali Jawdat tha se forcat e tij kanë shkatërruar 17 makina të mbushura me mjete shpërthyese që kanë pasur objektiv furcat e tij deri sa po depërtonin nga veriu.

"Beteja për Hammam al Alil është shumë e rëndësishme – është qyteti I fundit para nesh drejt Mosulit”, tha Jawdat. Helikopterë irakiane kanë mbështetur ushtrinë tha ai, me përkrahjen e fushatës ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja

XS
SM
MD
LG