Ndërlidhjet

Prokurori special: Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi


Prokurori special i Malit të Zi për krimin e organizuar dhe terrorizmin, Milivoje Katniq
Prokurori special i Malit të Zi për krimin e organizuar dhe terrorizmin, Milivoje Katniq

Strukturat e sigurisë në Mal ltë Zi kanë zbuluar se është krijuar një organizatë kriminale në territorin e Malit të Zi, Serbisë dhe Rusisë, me qëllim të kryerjes ‘së vperës penale të terrorizmit një natë para zgjedhjeve më 16 tetor”.

Organizatorët e këtij grupi kriminal kanë qenë nacionalistët nga Rusia që janë nisur nga fakti se “qeveria në Mal të Zi në krye me Milo Gjukanoviqin nuk mund të ndryshohet me zgjedhje, dhe prandaj duhet rrëzuar me dhunë”, ka deklaruar prokurori special për krimin e organizuar dhe terrorizmin Milivoje Katniq, në një konferencë me gazetarë.

Plani i grupit të organizuar kriminal ishte që Mali i Zi të ndalohej në rrugën e tij euro-atlantike dhe posaçërisht të pengohet anëtarësimi në NATO, ka thënë Katniq. Sipas tij “grupi kishte planifikuar të merrte Kuvendin dhe do të arrestonte kryeminstrin Gjukanoviq, të cilin varësisht edhe nga zhvillimet mund ta likuidonin”.

Katniq tha se organizata kriminale “ka planifikuar që, përveç njerëzve nga territori i Malit të Zi dhe Serbisë, të fus edhe njerëz të përgatitur nga territoret e shteteve të tjera. Ishte e planifikuar futja e 50 njerëzve, për të cilët kanë qenë të siguruara 50 armë automatike, municion dhe 50 revole”, tha Katniq

Prokurori tha se ka dyshime të bazuara “se në planifikimin e rrëzimit të qeverisë në Mal të Zi është e përfshirë edhe një strukturë politike në vend”.

Në pyetjen nëse organizatorët e akteve terroriste nga Rusia ishin të lidhur me institucionet shtetërore të këtij vendi, prokurori special Katniq tha se nuk ka tani për tani “asnjë dëshmi për përfshirjen e shtetit rus në këtë rast, port ha se ekzistojnë dëshmi për organizatorë si nacionalistë rusë. Bëhet fjalë për dy persona të cilët shteti i Serbisë dhe strukturat e saj të sigurisë i kishin nën mbikëqyrje”, por Katniq nuk e dha identitetin e tyre

XS
SM
MD
LG