Ndërlidhjet

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale viziton Prishtinën dhe Beogradin


David Schwendiman

David Schwendiman

Prokurori i Specializuar, David Schwendiman (nga Gjykata Speciale për krime lufte) do të qëndroj në Prishtinë dhe në Beograd më datat 7 deri më 11 nëntor.

Schwendiman do të paraqitet si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të formuar tashmë dhe pritet të ritheksoj zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur dhe energjetike, dhe do ta rikonfirmojë zotimin e tij, si dhe të bashkëfolësve të tij për këtë proces, thuhet në njoftimin për media.

Bëhet e ditur se ai nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve, Në Prishtinë, Schwendiman do të takohet me përfaqësues të qeverisë, kryeprokurorin e shtetit, dhe zyrtarë të EULEX-it dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Kurse në Beograd, ai do të takohet me përfaqësues të qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte, dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Dhomat e specializuara do të trajtojnë cështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, që u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës, e që “fajëson ish-pjesëtarë të UCK-së, për krime lufte përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore”.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000, të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës.

XS
SM
MD
LG