Ndërlidhjet

Marrëveshja për ribashkimin e Qipros “afër arritjes”


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon (në mes) me liderin e Qipros turke,Mustafa Akinci, (majtas) dhe presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon (në mes) me liderin e Qipros turke,Mustafa Akinci, (majtas) dhe presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se marrrëveshja për ribashkimin e Qipros është “afër arritjes”.

Ban hapi negociatat pesëditëshe në Zvicër midis presidentit të Qipros greke, Nicos Anastasiades, dhe liderit të Qipros turke, Mustafa Akinci.

Ban tha se bisedimet do të fokusohen në çështjet e territorit dhe “çështje të tjera të pazgjidhura”.

Nikozia është në mosmarrëveshje me Turqinë që nga pushtimi turk, më 1974, i cili ka ndarë ishullin në dy pjesë: Qipron greke, e cila njihet ndërkombëtarisht si Qipro, dhe rajonin separatist të Qipros turke.

Qiproja turke njihet vetëm nga Turqia dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.

Zbulimet e fundit të rezervave të gazit në brigjet e ishullit kanë rritur aksionet në çdo marrëveshje për paqe.

XS
SM
MD
LG