Ndërlidhjet

Kurdët e Sirisë përleshen me militantët e IS në afërsi të Raqqas


Luftëtarët e Frontit Demokratik të Sirisë shkrepin mortajën
Luftëtarët e Frontit Demokratik të Sirisë shkrepin mortajën

Forcat kurde të Sirisë, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë zhvilluar luftime me militantët Shteti Islamik në veri të Raqqas, kryeqyteti faktik i grupik ekstremist në Siri.

Përleshja u zhvillua një ditë pasi Focat Demokratike të Sirisë, një aleancë opozitare shumëetnike, e udhëhequr nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd, njoftuan fillimin e fushatës për rikthimin e Raqqas.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, njoftoi për luftime të ashpra në very të Raqqas.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se avionët luftarakë të koalicionit kryen 16 sulme ajrore në Sirinë verioe, kryesisht në afërsi të rajonit të Ain Issa, ku janë përqëdnruar luftimet.

SHBA-ja e konsideron milicinë YPG si forcën më efektive kundër militantëve të OS-it në Siri.

Por Turqia ka kudnërshtuar rolin udhëheqës që në Forcat Demokratike po e luan milicia e YPG-së, të cilën e akuzon për lidhje me Partinë Popullore të Kurdistanit të jashtligjshme në Turqi. (REL)

XS
SM
MD
LG