Ndërlidhjet

Hoxha dhe Schwendiman koordinohen për fillimin e punës së Gjykatës Speciale


Ministrja, Dhurata Hoxha në takim me Kryeprokurorin, David Schwendiman
Ministrja, Dhurata Hoxha në takim me Kryeprokurorin, David Schwendiman

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha zhvilloi takimin e parë me Kryeprokurorin special, David Schwendiman me të cilin bisedoi për aktivitetet e Ministrisë dhe angazhimin në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në një komunikatë për media të lëshuar Ministria e Drejtësisë thuhet se në takim me Prokurorin Schwendiman, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional për çështjet e ngritura.

“Jam zotuar dhe e përkushtuar që të respektoj pavarësinë e Prokurorit special në punën e tij dhe brenda kompetencave, do të ofrojë mbështetje në pajtim me ligjin dhe mandatin tim”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Kurse Schwendiman , citohet të ketë deklaruar se “veprimet procedurale do të ndërmerren në kohën e duhur, sa më shpejt që është e mundur por edhe aq sa e lejojnë kushtet dhe procedurat”.

Sipas komunikatës, në takim të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që procesi të jetë objektiv dhe se nuk do të ketë drejtësi selektive, duke respektuar parimin e barabarësisë para ligjit.

XS
SM
MD
LG