Ndërlidhjet

Pakistani shtynë deportimin e ‘vajzës afgane'


'Vajza Afgane", Sharbat Gula
'Vajza Afgane", Sharbat Gula

Pakistani ka shtyrë deportimin e planifikuar të një gruaje afgane, fotografia e së cilës në vitin 1985 në ballinën e revistës National Geographic u shndërrua në simbol të shtetit të saj gjatë luftës së viteve 1980.

Sharbat Gula, e njohur si “vajza afgane” me sy të gjelbër, përballej me deportim nga Pakistani më 7 nëntor pasi u arrestua për qëndrim me dokumente false të identifikimit brenda vendit.

Në moshën e saj 40 vjeçare dhe me 4 fëmijë, Gula është hospitalizuar për shumicën e kohës pqë prej arrestimit në Peshawar në muajin tetor.

Konsulata afgane në Peshawar tha më 7 nëntor se diplomatët afganë i kanë bindur autoritetet pakistaneze që t’i mundësojnë qëndrimin në spital deri më 9 nëntor.

Ajo pastaj do të transferohet tek autoritetet kufitare afgane në Tokham dhe do të udhëtojë për në Kabul ku presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, planifikon ta nderojë.

Zyra e Ghanit ka njoftuar se një shtëpi është rregulluar në Kabul për Gulan dhe fëmijët e saj.

XS
SM
MD
LG