Ndërlidhjet

Opozita ruse kërkon leje për protestë në Moskë kundër sulmeve ajrore në Alepo


Qyteti i Aleppos në Siri, i përfshirë në luftime
Qyteti i Aleppos në Siri, i përfshirë në luftime

Grupet opozitare në Rusi kanë kërkuar nga zyra e kryetarit të Moskës leje për mbajtur një protestë kundër asaj që e quajnë “shkatërrimit masiv të popullatës” në Aleppo të Sirisë.

Sergei Davidis, një udhëheqës i Partisë opozitare 5 Dhjetori, tha se ngjarja e 20 nëntorit do të synojë të tërheqë vëmendjen për aktivitetet ushtarake ruse në Siri.

Davidis tha, në Facebook, se më 7 dhjetor organizatorët e demonstratës së paraparë përfshijnë partinë e tij, si dhe grupet opozitare siç janë partia PARNAS, partia liberale e Rusisë, Lëvizja për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizja Solidariteti.

Davidis tha se opozita kërkon që Rusia të zhvillojë operacione ushtarake në Rusi vetëm kundër grupeve që OKB-ja i ka cilësuar si terroriste.

Ai tha se demonstrate e paralajëmruar do të ndryshojë “politikën e jashtme agresive” të Rusisë dhe “represionet politike brenda Rusisë”.

Sulmet ajrore të Rusisë po mbështesin forcat e presidentit të Sirisë Bashar al Assad që kanë rrethuar paralagjet e Aleppos, të kontolluara nga rebelët. (REL)

XS
SM
MD
LG