Ndërlidhjet

Rasmussen pret që sjelljet e ashpra të Rusisë ndaj NATO-s të vazhdojnë me dekada


Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në një takim në Zvicër në qershor 2016

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në një takim në Zvicër në qershor 2016

Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se sjellja e fortë e Rusisë ndaj NATO-s do të mund të zgjasë me dekada.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Rasmussen tha se Rusët janë ‘ndjerë të përulur dhe të tradhëtuar gjatë viteve 1990 dhe kjo ëhstë arsyeja pse ka një dëshirë të fuqishme ruse për të rikthyer madhështinë ruse në territorin e ish Bashimit Sovjetik”

Rasmussen tha se është i “shqetësuar me mundësinë që kjo të zgjasë aq sa ka zgjatur edhe Lufta e Ftoftë”.

Marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Moskës janë përshkallëzuar që kur Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë më 2014.

NATO-ja pezulloi bashkëpunimin ushtarak dhe atë politik me Kremlinin, megjtihëse kanalet politike dhe ushtarake të komunikimit mbeten të hapura.

Në përgjigje të aktiviteteve të Rusisë në Ukrainë, NATO-ja u pajtua më heret gjatë vitit 2016 që të krijojë grupet e betejave në Shtetet Baltike dhe në Poloni me një numër të përgjithshëm prej 4 mijë trupash që do të jenë gati më 2017.

Rasmussen, që përfundoi mandatin e sekretarit të përgjtihshëm të NATO-s më 2014, mendon se vendosja e trupave “mund të ngrisë tensionet”

Por, tha ai, në një afat të gjatë “një parandalim i fortë i NATO-s do të kontribuojë gjithashtu për qetësimin e situatës”.

XS
SM
MD
LG