Ushtria irakiane thotë se ka gjetur rreth 100 trupa me koka të prera, në një varrezë massive në qytetin që mbahet nga militantët Shteti Islamik, Mosul.
Një zëdhënës i komandës së përbashkët ushtarake, gjeneral brigade, Yahya Rasool, tha se trupat janë gjetur të hënën në afërsi të kolegjit bujqësor në qytetin Hammam al-Alil. Shumica ishin skelete.
Ekipet e mjekësisë ligjore nga Bagdadi do të hetojnë vendin ditën e martë. Rasool tha se gjendja e trupave e vështirësoi përcaktimin nëse ishin ushtarë ose civilë.
IS-i ka kryer një numër të masakrave që prej hyrjes në pjesën veriore dhe qendrore të Irakut në verën e vitit 2014, shumicën e rasteve duke i dokumentuar ato me forografi ose edhe video xhirime që qarkulluan në faqet e internetit.
Trupat irakiane nisën një operacion masiv muajin e kaluar për të larguar ekstremistët nga Mosuli dhe rajonet përreth. (REL)