Ndërlidhjet

Rusi: Arrestohen pjesëtarët e dyshuar të një grupi islamik


Pamje e dy pjesëtarëve të njësive speciale të FSB-së ruse
Pamje e dy pjesëtarëve të njësive speciale të FSB-së ruse

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) thotë se i ka arrestuar disa pjesëtarë të dyshuar të organizatës islamike të ndaluar, Hizb ut-Tahrir, në qytetin Shën Petersburg.

FSB tha se të dyshuarit, numri i saktë i të cilëve nuk është publikuar, janë arrestuar sot.

Prej vitit 2014, FSB-ja i ka arrestuar 9 anëtarë të tjerë të këtij grupi, ndërsa 7 prej tyre janë dënuar me burg për disa vite.

Hizb ut-Tahrir është një organizatë globale me seli në Londër, që synon bashkimin e të gjitha vendeve myslimane në një kalifat islamik.

Gjykata Supreme e Rusisë e ka ndaluar veprimtarinë e kësaj organizate në vitin 2013, ndërsa mbështetësit e saj i cilëson si “ekstremistë”.

Anëtarët e grupit, Hizb ut-Tahrir, insistojnë se kjo organizatë është paqësore.

XS
SM
MD
LG