Ndërlidhjet

HRW: Korrespondentja e REL-it në Turkmeni është keqtrajtuar


Organizata Human Rights Watch (HRW) tha se korrespondentja e Radios Evropa e Lirë në Turkmeni, Soltan Achilova, aktualisht është marrë në pyetje nga policia e pastaj është sulmuar dhe plaçkitur nga persona të panjohur.

HRW thotë se sulmi ndaj Soltan Achilova, 67 vjeçare, është i fundit në serinë e sulmeve kundër korrespondentëve në këtë vend të Azisë Qendrore.

“Përvoja e tmerrshme e Achilovës ishte qartas një tjetër përpjekje e orkestruar për heshtjen e kritikëve”, tha mbrëmë, Rachel Denber, nga organizata HRW, dhe ka shtuar se “gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë pa qenë të sulmuar ose të arrestuar nga policia për shkak se e kryejnë punën e tyre”.

HRW tha se Achilova ishte sulmuar dhe plaçkitur nga persona të panjohur, pas pyetjeve të policisë lidhur me fotografitë që ajo i kishte bërë në një qendër tregtare në kryeqytetin Ashgabat, më 25 tetor.

Në vitin 2015, një gjykatë në Turkmeni e ka dënuar korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Saparmamed Nepeskuliev, me tri vjet burg me akuza të falsifikuara për drogë.

Po këtë vit, autoritetet e Turkmenisë i detyruan tre korrespondentë të tjerë që të mos punojnë për Radion Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG