Ndërlidhjet

Gjermania arreston 5 të dyshuar për lidhje me IS


Policia gjermane gjatë bastisjes së një banese
Policia gjermane gjatë bastisjes së një banese

Autoritetet gjermane kanë arrestuar pesë të dyshuar për lidhje me grupin militant Shteti Islamik.

Të pesë personat janë arrestuar gjatë një numri bastisjesh në pjesën veriore në rajonin e Rhine Westphalia dhe në Sanksioninë e Ulët.

Zyra e prokurorit federal në një kumtesë të saj tha se të pesë personat u arrestuan me dyshimin për mbështetje të organizatës terroriste.

Në mesin e të arrestuarve ishte një shtetas irakian i identifikuar si Ahmad Abdulaziz Abdullah A., i cili njihej më shumë me pseudonimin Abu Walaa.

Zyra e prokurorit federal tha se Walaa, 32 vjeçar, ishte udhëheqës kryesor i grupit në Gjermani dhe ka mbështetur hapur grupin IS.

Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere tha se ishte e rëndësishme që të parandalohen njerëzit që të “radikalizohen aq sa të rrezikojnë të bëhen terroristë”.

“Nuk duam që terrorizmi të ndodh në Gjermani”, tha ai. “Nuk duam që terrorizmi të eksportohet nga Gjermania".

XS
SM
MD
LG