Ndërlidhjet

logo-print

Interpol: Suspendohen tri aplikacione për pranim, përfshirë ai i Kosovës


Interpol i ka suspenduar aplikacionet e palestinezëve, të Kosovës dhe Ujëdhesave Solomone, për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare policore.

Ky vendim i Interpolit nga Izraeli është përshëndetur si “triumf” i diplomacisë së tij.

Në kumtesën e sotme të Interpolit, thuhet se ishte caktuar një këshilltar për të bërë rekomandime për pranimin e anëtarëve të ardhshëm. Studimi i këtij këshilltari do të paraqitet në Asamblenë e përgjithshme të Interpolit, vitin e ardhshëm në Pekin të Kinës.

Interpoli tha se “të gjitha aplikimet e tashme dhe të ardhshme për anëtarësim, përfshirë atë nga Republika e Kosovës, Shteti i Palestinës dhe Ujëdhesat Solomone, janë suspenduar”, raporton AP nga Parisi.

Në deklaratën e përbaashkët të Ministrisë së jashtme të Izraelit dhe Policisë së Izraelitt, Tel Avivi i ka akuzuar palestinezët për politizimin e Interpolit dhe tha se ka “kishte ndërmarrë një përpjekje intensive globale për ta kthyer nismën palestineze”.

XS
SM
MD
LG