Ndërlidhjet

OKB: Militantët e IS-it i kanë rrëmbyer qindra ish-ushtarë irakianë


Ravina Shamdasani
Ravina Shamdasani

Kombet e Bashkuara thonë se militantët e Shtetit Islamik (IS), i kanë rrëmyber afro 300 ish-ushtarë të Irakut, afër qytetit Mosul. Këtë qytet, forcat qeveritare të Irakut po përpiqen ta rimarrin nga ekstremistët.

OKB tha se militantët e IS-it i detyruan afro 1,500 familje nga qyteti Hamam al Alil, që të lëvizin në Mosul.

“Duket se njerëzit janë lëvizur ose rrëmbyer me dhunë dhe synimi është që ose të përdoren si mburojë njerëzore ose, varësisht nga lidhjet e tyre të perceptuara, të vriten”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, gjatë një fjalimi sot në Gjenevë.

Afro 100 ish-ushtarë irakianë ishin rrëmbyer më 3 nëntor nga fshati Mawali, që është 20 kilometraa në perëndim të Mosulit.

195 ushtarë të tjerë ishin rrëmbyer në periudhën prej 1 e deri më 4 nëntor në fshatrat e rajonit, Tal Afar.

Shamdasani tha se fati i civilëve është “i panjohur”.

XS
SM
MD
LG