Ndërlidhjet

Ballkani përfshihet nga moti i lig - dy të vdekur në Shqipëri


Ilustrim - fshati Mifol në Shqipëri i vërshuar në vitin 2015

Ilustrim - fshati Mifol në Shqipëri i vërshuar në vitin 2015

Shira të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Ballkanin kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati i tyre duke shkaktuar vërshime dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Autoritetet në Shqipëri njoftuan për dy persona të vdekur. Ato thanë se një person humbi jetën në lumin e Tiranës, në kryeqytet, ndërkohë që një tjetër person vdiq duke provuar të kalonte një lum me makinë. Ka njoftime të pakonfirmuara për viktima të tjera në kohën kur vendi në disa pjeë po përballet me një sasi të madhe të ujit nga shiu.

Rreth 3.500 ushtarë dhe pjesëtarë të emergjencave janë shpërndarë në gjithë vendin për të ndihmuar në evakuimin e popullatës, më shumë se 100 familje, kryesisht të atyre që jetojnë në afërsi të lumenjve

Ministria e Mbrojtjes tha se më shumë se 200 trupa dhe shumë makina të specializuara janë dërguar në rajonin e Lezhës.

Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim të emergjencës, tha se pret që shiu të vazhdojë të bjerë dhe se “situata do të jetë jashtëzakonisht e vështirë”.

Rreth 200 mijë njerëz njoftohet të kenë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se është pezulluar mësimi. Shkollat do të mbahen të mbyllura edhe gjatë ditës së mërkurë.

Televizioni shtetëror i Serbisë njoftoi se është vërshuar rruga rajonale në jugperëndim të vendit dhe ka detyruar një numër të njerëzve të largohen nga shtëpitë e tyre.

Dita e dytë me shi shkaktoi vërshima në Mal të Zi, në afërsi të kufirit me Serbinë. Autoritetet paralajmëruan banorët e qytetit Berane që të mos e përdorin ujin e pijes (REL).

XS
SM
MD
LG