Ndërlidhjet

Trump viziton Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që prej zgjedhjes


Donald Trump, fitues në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së
Donald Trump, fitues në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Donald Trump do të zhvillojë, të enjten, vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhe, që kur ka fituar zgjedhjet presidencial etë SHBA-së, me ftesë të presidentit Barack Obama.

Disa orë pasi Trump fitoi garën presidenciale ndaj rivales demokrate Hillary Clinton, përkundër të gjitha pritjeve, Obama premtoi të hap rrugën për një tranzicion të qetë të pushtetit, përkundër “dallimeve të theksuara”.

"Një gjë që e kuptoni shumë shpejt është se Presidenca dhe zëvendës presidenca janë më të mëdha se sa secili prej nesh” tha Obama në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Obama gjithashtu foli edhe me demokratët që votuan kundër Trump dhe ende nuk e kanë pranuar presidencën e tij, ndërkhë që mijëra veta kanë dalë në rrugë për të protestuar.

“Ne jemi të gjtihë në një ekip”, tha Obama. “Ne nuk jemi demokratë fillimisht. Ne nuk jemi Republikanë fillimisht. Ne jemi amerikanë para së gjithash. Ne jemi patritotë para së gjithash”.

Trump do të betohet më 20 janar për të marrë qeverisjen nga Obama, I cili po e përmbyllë mandatin e tij të dytë katër vjeçar. (REL)

XS
SM
MD
LG