Ndërlidhjet

AI: Forcat qeveritare irakiane torturuan dhe vranë civilë në afërsi të Mosulit


Trupat irakiane në Mosul
Trupat irakiane në Mosul

Amnesty International thotë se ka mbledjur dëshmi që sugjerojnë se forcat qeveritare irakiane kanë torturuar dhe vrarë fshatarë në afërsi të qytetit verior Mosul.

Grupi për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se të paktën 6 njerëz janë ekzekutuar në fund të muajit tetor në disa fshatra në jug të Mosulit me dyshimet se kanë patur lidhje me grupin ektremist Shteti Islamik.

Forcat irakiane të mbështetura nga fushata ajrore e SHBA-së dhe luftëtarët Peshmerga kanë zhvilluar betejë për rikthimin e Mosulit nga militantët.

"Njerëz me uniforma të Policisë Federale kanë kryer vrasje të shumëfishta të paligjshme, duke arrestuar dhe pastaj vrarë qëllimisht me gjakftoftësi’, tha Lynn Maalouf, zëvendës drejtoreshë për hulumtime në zyrën rajonale të Amnesty në Beirut.

"Në disa raste, banorët janë torturuar përpara se ata të jenë vrarë në stilin e pushkatimeve”, tha ajo.

Grupi i drejtavë i ka bërë thirrje qeverisë irakiane që të hetojë vdekjet.

XS
SM
MD
LG