Ndërlidhjet

logo-print

Mali Zi me mandatar për qeverinë e re


Presidenti Filip Vujanoviq dhe ish-kryeministri Milo Gjukanoviq

Presidenti Filip Vujanoviq dhe ish-kryeministri Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi e ka emëruar kreun e intelegjencës si mandatar të qeverisë së ardhshme, që do të përpiqet ta krijojë qeverinë e re.

Dushko Markoviq,është gjithashtu zëvendës kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet dhe një nga aleatëtmë të besueshëm të Milo Gjukanoviqit, ish-kryeministrit dhe liderit shumëvjeçar të partisë.

Partia Demoratike e Socialistëve doli partia më e fuqishme në Mal të Zi me 81 vende në parlament, pas zgjedhjeve të 16 tetorit, por humbi shumicën.

Ajo po kërkon aleancë me Social demokratët dhe me partitë e tjera që përfaqësojnë pakicat, që do t’i jepte asaj shumicën prej vetëm dy vendeve.

Partitë kryesore opozitare kanë refuzuar që të zhvillojnë biseda me Gjukanoviqin, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe autoritarizëm gjatë 25 viteve të qeverisjes.

Në një deklaratë për shtyp presidenti, Filip Vujanoviq, la të kuptohej se Markoviq "do të vazhdojë shumicën e politikave pro-perëndimore të Gjukanoviqit".

Ai do të “jetë I përkushtuar për integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik”, tha Vujanoviq.

Mali i Zi shpreson që t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

Duke komentuar emërimin e Markoviqit, presidenti rus, Vladimir Putin tha se ai shpreson se Mali I Zi do të zbatojë një “politikë të balansuar të jashtme” dhe do të mbajë lidhjet me Moskën.

XS
SM
MD
LG