Ndërlidhjet

OKB paralajmëron për mungesë ushqimi në Aleppo


Jan Egeland, kreu i task forcës humanitare të OKB-së për Sirinë
Jan Egeland, kreu i task forcës humanitare të OKB-së për Sirinë

OKB-ja thotë se racionet e fundit ushqimore në dispozicion janë dorëzuar në qytetin e Aleppo, ku një çerek million njerëz janë rrethuar nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë.

Kreu i task forcës humanitare të OKB-së për Sirinë, Jan Egeland, u tha gazetarëve se nuk do ytë ketë ushqim për të shpërndarë në pjesën lindore të qytetit që kontrollohet nga rebelët, javën e ardhshme, nëse nuk do të ketë rifurnizim.

Konvojet e OKB-së nuk kanë arritur deri në lindje të Aleppos që nga korriku, kur forcat qeveritare ndërprenë rrugën e fundit të furnizmit

“Njoftimet që I kemi tani nga brenda Aleppos Lindore janë se racionet e fundit të ushqimit janë shpërndarë”, tha Egeland në Gjenevë. “Është një situatë e tmerrshme”.

Egeland tha se shpreson se do të arrihet një marrëveshje me qeverinë e Sirisë dhe me grupet rebele për të lejuar shpërndarjen e ushqimit dhe të barnave si dhe do të mundësojnë evakukimet mjekësore dhe qasjen për punonjësit shëndetësorë.

“Besoj se do të arrijmë që të ndalim urinë massive këtë dimër”, tha ai (REL)

XS
SM
MD
LG