Ndërlidhjet

Hahn do të takoj në Prishtinë përfaqësuesit e pushtetit dhe ata të opozitës


Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn
Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të qëndroj sot për një vizitë në Prishtinë. Sipas agjendës së publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, Hahn do të takohet me autoritet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Në orët e mbrëmjes, Hahn dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek do të zhvillojnë një takim me të gjithë liderët e partive politike. Aty, pritet të diskutohet për nevojën e tejkalimit të krizës politike, me theks të veçantë në çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si një prej kritereve kryesore që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës si kusht për heqjen e vizave.

Kjo është vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim. Vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane.

XS
SM
MD
LG