Ndërlidhjet

logo-print

Vdes këngëtari legjendar Leonard Cohen

  • RFE /RL

Leonard Cohen, këngëtari legjendar kanadez

Leonard Cohen, këngëtari legjendar kanadez

Zëri bariton, këngëtari dhe tekst shkruesi i njohur kanadez, Leonard Cohen, ka vdekur në moshën 82 vjeçare, ka njoftuar djali i tij Adam.

“Babai im ndërroi jetë paqesisht në shtëpinë e tij në Los Angeles” tha Adam Cohen në një deklaratë "Ai po shkruante deri në momentin e fundit me sensing e tij unik të humorit”

Hollësitë e vdekjes nuk janë bërë të njohura. Varrimi do të bëhët në Los Angeles, por data nuk është vendosur ende.

Në mesin e hiteve janë këngët si: “Suzanne”, “Hallelujah” dhe “Bird on Ëire”. Albumi i fundit i 14-ti “You ëant it Darker” u publikua një muaj më parë dhe që atëherë paralajëmroi se “është i gatshëm të vdes”.

Në vitin 2008 u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame.

Cohen u lind në një familje hebreje. Më vonë u bë ndjekës i zen budizmit. Prej vitit 1994 dhe deri më 1999 pushoi nga industria muzikore.

“Jeta ime ishte e parregullt dhe kaotike, dhe në këtë periudhë kam arritur të bëj pak disiplinë. Por pas kësaj vendosa t’i kthehem muzikës”, pati thënë Cohen për këtë pjesë të jetës së tij. (REL)

XS
SM
MD
LG