Ndërlidhjet

Rusia thotë se rebelët përdorën armë kimike në Aleppo

  • RFE /RL

Luftëtarë rebelë në Siri

Luftëtarë rebelë në Siri

Ushtria ruse thotë se posedon dëshmi për përdorimin e armëve kimike nga rebelët në qytetin e rrethuar të Aleppos.

“Ekspertë të ministrisë ruse të mbrojtjes kanë gjetur një sasi të pashpërthyer të municionit artilerik që i takon terroristëve dhe që përmban substancë toksike”, thanë ushtarakët në një kumtesë më 11 nëntor.

Sipas kumtesës, substancat toksike në municionin e rebelëve me shumë gjasa përmbajnë gaz klorinë dhe fosfor të bardhë.

Përdorimi i klorinës si armë është I ndaluar me Konventën për Armët Kimike, të cilës Siriaiu bashku më 2013 pas trysnisë nga aleati I saj Rusia.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se një analizë më e thellë do të bëhet nga laboratori ushtarak rus.

Muajin e kaluar Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike erdhi në përfundim se forcat qeveritare siriane kanë kryer tri sulme me gazin klorinë në fshatra në vitin 2014 dhe 2015.

Rusia ka hedhur poshtë gjetjet si “jo të bindshme” dhe tha se nuk do të vendosen sanksione ndaj Sirisë për sulmet me gazin klorin.

XS
SM
MD
LG