Ndërlidhjet

IS-i ka ekzekutuar dhjetëra civilë në Mosul


Mosul, Irak

Mosul, Irak

Kombet e Bashkuara thanë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë ekzekutuar dhjetëra njerëz këtë javë në qytetin Mosul të Irakut.

Forcat qeveritare janë duke luftuar ekstremistët atje.

Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut tha se militantët kanë ekzekutuar 40 civilë më 8 nëntor, pasi i kanë akuzuar ata për bashkëpunim me qeverinë.

Në deklaratën e lëshuar sot thuhet se militantët e Shtetit Islamik “vazhdojnë të kryejnë vrasje bazuar ne vendimet e gjykatave të tyre të vetëshpallura”.

OKB tha se 20 civilë të tjerë janë vrarë më 9 nëntor në veri të Mosulit.

Ekzekutimet vijnë në kohën kur forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe luftëtarët kurdë Peshmerga, kanë avancuar më thellë në Mosul.

Ky qytet është nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG