Ndërlidhjet

Rusi: Arrestohen 10 terroristë të dyshuar


Pjesëtarë të FSB-së së Rusisë

Pjesëtarë të FSB-së së Rusisë

Zyrtarët e sigurisë në Rusi thonë se sot i kanë arrestuar 10 terroristë të dyshuar, gjatë një operacioni special në Moskë dhe Shën Petersburg.

Të arrestuarit janë përshkruar si persona nga Azia Qendrore, ndërsa në njoftimin e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) theksohet bashkëpunimi me agjencitë e sigurimit në Kazakistan dhe Taxhikistan.

FSB tha se gjatë bastistjeve janë gjetur “katër pajisje të fuqishme eksploduese të improvizuara” dhe “armë zjarri, municion dhe pajisje të komunikimit”.

Zyrtarët i akuzojnë të arrestuarit se kanë kontakte me organizatën terroriste, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG