Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin në bazën e NATO-s


Pamje e jashtme e bazës Bagram në Afganistan, ku sot ka eksploduar një pajisje
Pamje e jashtme e bazës Bagram në Afganistan, ku sot ka eksploduar një pajisje

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për eksplodimin në një bazë të NATO-s në Bagram të Afganistanit, me ç’rast janë vrarë 4 vetë dhe plagosur së paku 14 të tjerë.

Në kumtesën e NATO-s, theksohet se ka ndodhur shpërthim i një pajisjeje sot në mëngjes në bazën Bagram, në veri të kryeqytetit Kabul, dhe se në vendin e ngjarjet gjenden forcat mbrojtëse dhe ekipet mjekësore.

Nuk ka pasur detaje të tjera, por mediat lokale kanë raportuar se një person, që është paraqitur si punëtor, ka pasur qasje në bazë dhe e ka aktivizuar jelekun vetëvrasës.

Baza Bagram në Afganistan është njëra prej bazave më të mëdha dhe me mbrojtje të fuqishme.

Zëdhënësi taliban, Zabibullah Mujahid, me një postim në rrjetin Twitter, e ka marrë përgjejgësinë për këtë shpërthim.

Në bazën Bagram, janë të vendosur afro 10 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara, në kuadër të misionit për mbështetjen dhe trajnimin e forcave afgane.

XS
SM
MD
LG