Ndërlidhjet

Pakistan: Dhjetëra të vrarë nga eksplodimi në një tempull fetar


Pjesëtarët e një spitali lokal në pritje të viktimave të eksplodimit të sotëm të bombës në një tempull sufi në Karaçi të Pakistanit

Pjesëtarët e një spitali lokal në pritje të viktimave të eksplodimit të sotëm të bombës në një tempull sufi në Karaçi të Pakistanit

Zyrtarët thonë se nga eksplodimi i bombës në një tepull Sufi në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë dhjetëra vetë dhe plagosur shumë të tjerë.

Ministri i brendshëm në provincën Baluçistan, Mir Sarfaraz Ahmet Bugti, u tha sot reporterëve se nga eksplodimi në tempullin, Shah Noorani, në veri të qytetit Karaçi, janë vrarë 30 vetë dhe plagosur 50 të tjerë.

Qindra njerëz ishin brenda tempullit në kohën e sulmit për një ritual të vallëzimit, që mbahet çdo ditë në perëndim të diellit.

Sipas këtij zyrtari, në mesin e të vrarëve konsiderohet se kishte gra dhe fëmijë.

Askush nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për këtë eksplodim, por së paku një sulm i mëparshëm ishte i lidhur me një lëvizje myslimane, që është aleate e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Sufizmi është degë e islamit, që e mbështet besimin e brendshëm mistik dhe e inkorporon muzikën në fenë e vet.

Kjo degë ishte refuzuar si heretike nga Shteti Islamik dhe ekstremistët e tjerë, të cilët më tepër e mbajnë pikëpamjen fundamentale të islamit.

Më herët këtë vit, këngëtari i njohur, Amjad Sabri, ishte vrarë në Karaçi, nga personat e armatosur, që mendohet se e kishin marrë në cak për traditat e tij sufiste.

XS
SM
MD
LG