Ndërlidhjet

Mediat britanike: Qeveria e Britanisë nuk ka plan për BREXIT


Kryeministrja britanike, Theresa May
Kryeministrja britanike, Theresa May

Britania nuk e ka një plan të përgjithshëm për BREXIT dhe një strategji të negociatave për dalje nga BE-ja mund të mos dakordohet nga qeveria brenda gjashtë muajve, thuhet në një memorandum që ka rrjedhur nga kabineti.

Memorandumi, të cilin e kanë parë The Times dhe BBC, gjithashtu paralajëmron se qeveria po punon në 500 projekte të ndërlidhura me BREXIT dhe mund të nevojiten 30 mijië shërbyes civilë shtesë.

Megjithëkëtë, nuk ka ende një strategji të përbashkët “për shkak të ndarjeve në kabinet”, thuhet në dokument.

Memorandumi i datës 7 nëntor, gjithashtu kritikon kryeministren Theresa May për tendencën e saj që të “hyjë në vendime dhe hollësi për ta zgjidhur çështjen vetë”.

Një zëdhënës i qeverisë tha se qeveria nuk “i pranon” pohimet e bëra në memorandum, që u përgatit për Kabinetin nga një këshilltar i paemëruar.

May shpreson të nxis artikullin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që starton bisedat dy vjeçare të daljes nga BE, nga fundi i muajit mars.

XS
SM
MD
LG