Ndërlidhjet

Rusia urdhëron bllokimin e rrjetit social LinkedIn


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia e telekomunikacionit e Rusisë, Roskomnadzor, ka urdhëruar zyrtarisht ofruesit e internetit që të bllokojnë rrjetin social LinkedIn.

Agjencia tha se po zbaton vendimin e gjykatës, i cili ka konstatuar se ueb-faqja nuk ka vepruar në përputhje me ligjin që kërkon që të dhënat personale të shtetasve rusë, të ruhen në serverë në Rusi.

Më 10 nëntor, një gjykatë e Moskës ka refuzuar apelin e LindekIn kundër këtij vendimi.

Një zëdhënës i Roskomnadzor tha për agjencinë Interfax se LinkedIn, rrjet i fokusuar kryesisht në biznese, ka kërkuar takim me zyrtarët për të diskutuar çështjen.

Ligji, që thuhet se e ka shkelur LinkedIn, është përfshirë brenda legjislacionit të mbikëqyrjes, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG