Ndërlidhjet

Merkel kandidon për mandatin e katërt


Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të dielën se do të kandidojë për mandatin e saj të katërt në krye të qeverisë gjermane, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Duke folur pas një takimi me zyrtarë të lartë të partisë së saj të qendrës së djathtë, Merkel iu tha gazetarëve se “është e gatshme për t’u kandiduar edhe për një mandat të plotë" njofton Reuters.

Nëse Merkel fiton në vitin 2017 dhe shërben gjithë mandatin prej katër vitesh, do të barazojë rekordin me mentorin e saj, Helmut Kohl, i cili shërbeu 16 vjet.

Merkel, 62 vjeçare, u bë femra e parë kancelare e Gjermanisë në vitin 2005. Ajo është gjithashtu edhe liderja e parë e Gjermanisë së bashkuar që ëshë rritur nën komunizëm në ish Gjermaninë Lindore. (REL)

XS
SM
MD
LG